Search
Close this search box.

Minikonkurset

Faza e parë e garimit për projektin InTirana konsistonte në zhvillimin e minikonkurseve me të gjitha shkollat pjesëmarrëse. Përgjatë muajit Mars janë zhvilluar me sukses 11 të tillë në disa nga ambientet e shkollave pjesëmarrëse. Në këtë fazë, shkollat u grupuan për te prezantuar idetë e tyre në grupe me nga 2 ose 3.

Minikonkursi 1:  “Sami Frashëri” & “Sinan Tafaj”

Minikonkursi 2:  “Arben Broci” & “Petro Nini Luarasi”

Minikonkursi 3:  “Ismail Qemali” & “Shkolla Koreografike”

Minikonkursi 4:  “Qemal Stafa” & “Besnik Sykja”

Minikonkursi 5: “Kristo Frashëri” & Sevasti Qiriazi”

Minikonkursi 6: “A.Z.Cajupi & “Luan Hajdaraga”

Minikonkursi 7: “Aleks Buda” & “Sadik Stavileci”

Minikonkursi 8: “J.F.Kennedy” & “Partizani”

Minikonkursi 9: “Bedri Llagami” & “Myslym Keta”

Minikonkursi 10: “Asim Vokshi” & “Mersin Duqi” & “Sandër Prosi”

Minikonkursi 11: “Bahri Nela” & “Shëngjergj” & “Abdulla Keta”

Në total në këto minikonkurse kanë prezantuar idetë e tyre 84 grupe, ku nëpërmjet PowerPoint kanë identifikuar pikat kryesore mbi të cilën bazohej projekti i tyre dhe po ashtu, secili prej grupeve ka marë këshilla, udhëzime nga juria e këtyre minikonkurseve e përbërë nga 3 profesionistë të fushës së biznesit dhe tekonlogjisë. Juria ka vlerësuar nëpërmjet një sistemi pikësh me një total prej 25 pikësh dhe 5 kriteresh.

  • Inovacioni
  • Problematika që zgjidh
  • Realizueshmëria
  • Prezantimi
  • Formimi i Ekipit

Pas mbledhjes së pikëve për secilin prezantim, grupet me pikët më të larta për çdo minikonkurs janë kualifukar për në fazën e ardhshme duke u bërë fitues edhe të një tableti, që do tiu dorëzohet në Festivalin Përmbyllës.

Fituesit i gjeni këtu:

Secili nga minikonkurset është shoqëruar edhe me një banket me pije dhe ushqime për të gjithë pjesëmarrësit.

Aplikimet kanë mbaruar!

Të interesuarit të na kontaktojnë në adresën e email-it: