Search
Close this search box.

Provo! Krijo!

{Inovo}

Mbyllet faza e katërt e programit “Nxitja dhe e rritja e kapaciteteve të të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit”.

Grupet e përzgjedhura nga fazat e mëparshme si dhe të mentoruara/këshilluara/trajnuara do të konkurrojnë në një konkurs të hapur për Startup.

Konkursi për start-up do të jetë një event në të cilin do të marrin pjesë edhe të rinj të kryeqytetit dhe do të konkurojnë me ide në fusha të ndryshme si teknologjia, inovacioni, sipërmarrja etj.

Programi është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që duan të njohin më shumë botën e Startup dhe si funksionon ajo. Aktiviteti synon promovimin e inovacionit dhe sipërmarrjes tek të rinjtë pa marrë parasysh nëse janë pjesë e një biznesi dhe nëse fusha e tyre e ekspertizës është në teknologji dhe sipërmarrje, duke krijuar kështu një komunitet lokal të mendjeve sipërmarrëse dhe influencuesve të start-up për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për t’u rritur së bashku, duke marrë reagime nga mentorët, për të prezantuar më pas përpara sipërmarrësve më të mirë dhe për të punuar së bashku në bizneset e së nesërmes.

Për çfarë bëhet fjalë?

Programi inTirana do të zhvillohet përgjatë 5 fazave.

Si do të funkionojë?

Aplikimet do të hapen në Dhjetor dhe do të zgjasin 2 muaj. Çdo gjimnazist që ka një ide inovative dhe dëshiron të marrë pjesë në program mund të aplikojë në rrugë elektronike në faqen e internetit in.tirana.al. Aplikimet do të vlerësohen nga një juri profesioniste.
Aplikimet e përzgjedhura nga juria do të kualifikohen për fazën e mini-konkurseve. Shkollat e mesme publike të Tiranës do të ndahen në 11 grupe të përbëra nga 3-4 shkolla që do të konkurojnë mes tyre. Mini-konkurset do të zhvillohen në muajt Janar -Maj 2024. Pikët e Mini-Konkurseve
Fituesit e mini-konkurseve do të bëhen pjesë e një programi mentorimi e inkubimi ku duke punuar me profesionistë të fushave të ndryshme do kenë mundësinë të përsosin idenë e tyre. ERIND ALICKOLLI – Informatik Ekonomike/ Menaxher ENID BALA – Organizator eventesh/Menaxhim BENARDO GOGOLLARI – Drejtor Kreativ, Dizajn BESI LONDO – Përgjegjëse e Përgatitjes së Fizibilitetit të Projekteve Rinore IRDA HASANBASHAJ – Administrim, Menaxhim Klientesh KLEA DAUTAJ -Marketing, Komunikacion, Kordinim eventesh KLEVIS MIHO – Programues, zhvillues webi ROVENA FLAMURAJ – Financiere MIKEA KOSTI – Arkitekturë Peisazhi/ Dizajn. Specialiste kujdesit ndaj klientit
Pas mentorimit, fituesit e mini-konkurseve do të garojnë për çmimin e madh në konkursin startup. Në këtë konkurs, gjimnazistët do ndajnë skenën edhe me startup-e të konsoliduara.

Festivali përmbyllës do të jetë një festë për të gjithë procesin e zhvilluar deri në zgjedhjen e fituesve.

Të ftuar të eventit do të jenë të gjithë mësuesit përfaqësues të shkollave, drejtuesit e shkollave, aktorë të ekosistemit si dhe të rinjtë që kaluan fazën e fundit përzgjedhëse. Me një panel të përbërë nga aktorë të Bashkisë Tiranë si dhe përfaqësues të mentorëve apo jurive përgjatë projektit, konferenca do të prezantojë disa nga arritjet kryesore të projektit duke shfaqur video dhe foto përmbledhëse të tij si dhe shembuj suksesi.

Teknologjia dhe inovacioni prekin thuajse çdo aspekt të jetës e përditshmërisë tonë dhe mund të ofrojnë zgjidhje për probleme të shumta me të cilat përballet shoqëria.

Prandaj, ky program mirëpret ide inovative nga çdo fushë: një platformë për organizimin e komuniteteve, një aplikacion për reduktimin e ndotjes, teknologji që mbrojnë mjedisin, platforma që promovojnë artistët e rinj, aplikacione që ndihmojnë fermerët, zgjidhje inovative për trafikun e transportin, etj.

Aplikimet kanë mbaruar!

Të interesuarit të na kontaktojnë në adresën e email-it: