Search
Close this search box.

Konkursi Startup

U zhvillua me sukses faza e katërt e programit “Nxitja dhe e rritja e kapaciteteve të të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit”.  Kjo fazë konsistonte në organizimin dhe zhvillimin e një konkursi për Startup-et e rinj si dhe për fituesit e dalë nga faza e minikonkurseve.

Konkursi u zhvillua në ambientet e sallës së koncerteve “Tonin Harapi” pranë liceut artistik “Jordan Misja” datë 24 Maj 2024 ora 15:00. Pjesëmarrësit ishin gjithësej 20, të ndarë në dy gara paralele:

  • 12 fituesit e minikonkurseve të zhvilluara gjatë fazës së katërt.
  • 8 idetë e reja të Startup-eve

Grupet e gjimnazeve prezantuan idetë e tyre, shumë më të zhvilluara pas gjithë këshillave dhe sugjerimeve të mentorëve të tyre në fazën e mentorimeve. Secili grup pati mundësinë brenda 7 minutave të prezantonin në Power Point elementët kyç të idesë së tyre përpara jurisë e cila vlerësonte me pikë. Maksimumi i pikëve që mund të grumbullonin grupet e gjimazeve ishte 30 pikë, ndërkohë për garën e Startup-eve maksimumi i pikëve ishte 25.

Tre fituesit e vendeve të para për garën e gjimnazeve ishin:

  1. Aleksandra Frangu, Akila Vatha, Matteo Muçodema, Erlis Vata – MEVA ORGANIC
  2. Geart Ferhati – Journey Buddy
  3. Era Marqeshi, Neri Braimllari, Gledia Mançja – AquaLight

Tre fituesit e vendeve të para për garën e startup-eve ishin:

  1. Kristi Beja, Françeska Hoxha, Pulije Mitro, Anila Mingu – TRIVIUM
  2. Dea Aliaj, Mario Balla – Carbox Tech
  3. Megi Trashani – Coddy School Tirana

 

Çmimet e para për grupet fituese do të shpërndahen në Festivalin përmbyllës i cili do të mbahet në muajin Shtator.